West Hami interesohet për Kessien

West Hami interesohet për Kessien

09 June 2019 13:32

West Ham Unitedi ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit të Milanit, Franck Kessie përcjellë të dielën sajti "Goal.com".

Te West Hami e shohin Kessien si përforcim të duhur për mesfushën në edicionin e ardhshëm dhe janë të gatshëm të ofrojnë 35 milionë euro dëmshpërblim, transmeton Koha Ditore.

Kessie 22-vjeçar, mund të largohet nga Milani, ekip të cilit iu bashkua para dy vjetësh nga Atalanta. Kessie në edicionin e fundit, realizoi shtatë gola dhe asistoi tri herë në 42 ndeshje për Milanin.

Ai me ekipin italian ka kontratë deri në vitin 2022. Krahas West Hamit, reprezentuesi i Bregut të Fildishtë po monitorohet edhe nga Arsenali.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme