Pellegrini tregon se kur do të debutojë Ajeti për West Hamin

Pellegrini tregon se kur do të debutojë Ajeti për West Hamin

26 August 2019 20:01

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti do të debutojë për West Hamin të martën në rrethin e dytë të Kupës Carabao në ndeshjen ndaj Newportit.

22-vjeçari, i transferuar këtë verë nga Baseli drejt Anglisë, akoma s’ka luajtur për “Çekanët”.

Ajeti u transferua në Angli për tetë milionë funte, por mbeti në bankinë pasi transferimi tjetër Sebastian Haller debutoi me sukses duke realizuar dy gola në ndeshjen ndaj Watfordit në fundjavë.

Megjithatë, trajneri Manuel Pellegrini ka thënë se Haller do të pushojë dhe në ndeshje do të debutojë Ajeti, transmeton "SkySports".

“Jam i sigurt se Ajeti do të luajë”, ka thënë Pellegrini. “Ai e meriton këtë shans, po tregohet shumë i mirë gjatë ushtrimeve”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme