Shpresat i paraprijnë ndeshjes së madhe me Anglinë

Shpresat i paraprijnë ndeshjes së madhe me Anglinë

09 September 2019 09:31

Ndeshjes së madhe në mes të Anglisë dhe Kosovës, që zhvillohet të martën mbrëma në Southampton, i paraprin një përballje mes këtyre dy përfaqësueseve, por në grupmoshën U-21.

Të hënën (sot, 20:45) në Hull takohen Shpresat e Anglisë me ato të Kosovës, në kuadër të eliminatoreve për "Euro 2021", shkruan sot Koha Ditore.

Kosova e Anglia janë në grupin e tretë të kualifikimeve për Evropianin e shpresave, ku bëjnë pjesë edhe Turqia, Austria, Shqipëria e Andorra. Kosova U-21 ka nisur në qershor me ndeshje të këtij cikli. Ka fituar 4:0 në udhëtim ndaj Andorrës dhe ka mposhtur 3:1 Turqinë në Prishtinë. Falë këtyre dy fitoreve prin në grup me gjashtë pikë.

Ndërkohë Anglia ndeshjen e parë e luajti më 6 shtator. Fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Turqisë, të cilën Kosova e mposhti 3:1. Në verë Anglia u paraqit në Evropian, ndërsa të hënën mbrëma në Hull do të jetë favorite në letër ndaj Kosovës. Lojtarët e Anglisë luajnë në nivel dukshëm më të lartë se lojtarët e Kosovës. Por lojtarët e Kosovës kanë shpresë për paraqitje të suksesshme.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme