Berisha pret start të mirë te Westerni

Berisha pret start të mirë te Westerni

09 October 2019 17:25

Sulmuesi kosovar Besart Berisha ka insistuar se ka marrë vendimin e duhur që ka zgjedhur të jetë pjesë e Western Unitedit, ekip që këtë edicion do të debutojë në A-League.

Ai në një intervistë për mediumet australiane të mërkurën, ka thënë se pret të jetë i suksesshëm, pasi e njeh mirë kampionatin australian ku ka katër tituj të kampionit.

Berisha javë më parë iu bashkua Western Unitedit, pasi u lirua nga Sanfrecce Hiroshima, ekip nga Japonia ku qëndroi rreth 15 muaj, transmeton “Koha Ditore”.

“Dua t'i shijoj këto vite të karrierës aktive në A-LEague dhe besoj se kam ardhur në klubin e duhur. Pres që këtë edicion të kemi ndikim, pasi suksesi nuk do të na mungojë. Jam i gatshëm për ta ndihmuar ekipin dhe pres një edicion të mirë”, është shprehur Berisha.

Edicioni i ri në Australi nis këtë vikend kurse Western United ndeshjen e parë do ta luaj në shtëpi kundër Central Coast Mariners. Berisha prej vitit 2011 deri në vitin 2018 ka luajtur me sukses në Australi te Brisbane Roar e Melbourne Victory.

Në 186 ndeshje të zhvilluara, Berisha ka shënuar 116 gola.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme