Southgate flet për humbjen nga Çekia Foto: Reuters

Southgate flet për humbjen nga Çekia

11 October 2019 23:14

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka thënë se ekipi i tij nuk ka performuar në nivelin e duhur sonte ndaj Çekisë.

Çekia arkëtoi pikët e plota, duke fituar me rezultat prej 2 me 1, për të rritur gjasat për kualifikim në Evropian e për t’ia vështirësuar punët Kosovës për kualifikim, transmeton Koha.net.

“Performanca jonë nuk ishte mjaftueshme e mirë, është kaq e thjesht. Golat që pranuar janë tipike si shanset që humbëm. Duhet të pranojmë se kolektivisht nuk ishte një performancë e mirë. Tentuam të ndryshojmë formën që nuk po funksiononte, e filluam pjesën e dytë shumë më mirë dhe patëm raste të mira për ta fituar këtë ndeshje”, është shprehur Southgate për ITV.

Tani në krye të Grupin A janë Anglia e Çekia me nga 12 pikë, derisa Kosova ka tetë pikë me tre ndeshje në dispozicion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme