Miliku ia siguron fitoren Napolit ndaj Veronës

Miliku ia siguron fitoren Napolit ndaj Veronës

19 October 2019 19:51

Napoli ka shënuar fitore prej 2 me 0 ndaj Veronës.

Ishte sulmuesi Milik ai që shënoi dy herë në këtë përballje, për t’ia siguruar pikët e plota Napolit, transmeton Koha.net.

Golin e parë e shënoi në minutën e 37 pas asistimit nga Ruizi, derisa të dytin e shënoi në minutën e 67 pas asistimit nga Insigne.

Me këtë fitore Napoli arrin në kuotën e 16 pikëve dhe mban vendin e katërt. Kurse Verona në vendin e 13 ka nëntë pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme