Mane: Vota e Messit tregon nivelin që kam arritur Foto: Reuters

Mane: Vota e Messit tregon nivelin që kam arritur

20 October 2019 14:09

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane ka pranuar se ishte kompliment i mirë kur ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e votoi për lojtarin më të mirë.

Messi e votoi senegalezin për lojtarin më të mirë, çmim të cilin e fitoi argjentinasi, ndërsa Mane përfundoi në vendin e pestë.

Ai tha se ishte kompliment i mirë, pasi tregonte se në cilin nivel kishte arritur, transmeton KosovaPress.

“Ishte kompliment i mirë kur Messi votoi për mua. Kjo tregon se ku kam arritur. E gjitha që mund t’iu them fëmijëve është të punojnë shumë dhe t’i ndjekin ëndrrat”, deklaroi ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme