Drita me epërsi të dyfishtë ndaj Ballkanit Foto: Koha

Drita fiton ndeshjen e tensionuar ndaj Ballkanit, Prishtina mposht Ferizajn

Faton Polisi Faton Polisi 20 October 2019 14:30
15:56

Drita ka fituar përballjen mjaft të tensionuar ndaj Ballkanit, kurse Prishtina ka mposhtur në udhëtim Ferizajn.

Lideri i Superligës, Drita arkëtoi pikët e plota duke fituar me rezultat prej 2 me 0, raporton KTV.

Izair Emini ishte ai që i dha epërsinë Dritës duke shënuar në minutën e pestë të ndeshjes.

Derisa golin e dytë e shënoi Gilberto kur po luhej minuta e 24-të.

Në pjesën e dytë nga një karton i kuq u dha për secilën skuadër.

Në minutën e 65 Ballkani mbeti me një lojtar më pak në fushë kur gjyqtari Besfort Kasumi e ndëshkoi me karton të kuq Edmond Turkun.

E me këtë rast me karton të kuq u ndëshkua edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

E pas pak minutash me të kuq u ndëshkua edhe Liridon Leci i Dritës.

Me këtë fitore Drita shkon në kuotën e 21 pikëve dhe mban vendin e parë, derisa Ballkani në vendin e katërt ka 20 pikë.

Në ndeshjen tjetër Prishtina shënoi fitore prej 0-2.

Korenica e Januzi ishin ata që shënuan golat e fitores për klubin nga kryeqyteti.

Prishtina në vendin e pestë tani ka 17 pikë, derisa Ferizaj në vendin e nëntë ka 9 pikë.

15:37

Ndëshkohet me të kuq edhe Leci

Pas përjashtimit të Edmond Turkut të Ballkanit me karton të kuq është ndëshkuar edhe Liridon Leci i Dritës, raporton KTV.

Tani të dyja skuadrat kanë nga një lojtar më pak në fushë, derisa rezultati momental është 2 me 0.

Image
15:28

Ballkani mbetet me një lojtar më pak në fushë, përjashtohet edhe Munishi

Nga minuta e 65-të Ballkani ka mbetur me një lojtar më pak në fushë në sfidën ndaj Dritës.

Gjyqtari Besfort Kasumi e përjashtoi me karton të kuq Edmond Turkun, raporton KTV.

Një minutë më vonë me të kuq u ndëshkua edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

Image
14:30

Drita me epërsi të dyfishtë ndaj Ballkanit

Pas 24 minutash lojë Drita ka arritur të krijojë epërsi të dyfishtë në sfidën e sotme ndaj Ballkanit.

Golin e parë për vendasit e kishte shënuar Izair Emini në minutën e 5-të, raporton KTV.

Derisa golin e dytë e shënoi Gilberto kur po luhej minuta e 24-të.

Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e dhjetë në Superligë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme