Prekazit nuk i pengon festa e Shqipërisë pas fitores ndaj Kosovës

Prekazit nuk i pengon festa e Shqipërisë pas fitores ndaj Kosovës

20 October 2019 23:01

Përzgjedhësit të Kosovës U-21, Rafet Prekazi, nuk i ka penguar festa e madhe e lojtarëve të Shqipërisë U-21 pasi fituan ndeshjen ndaj Kosovës, në eliminatoret për “Euro 2021”.

Shqipëria, që s’kishte fituar asnjë ndeshje nga katër të parat në Grupin C, mposhti Kosovën 2 me 1, duke ia zbehur shanset për kualifikim në Euro. Pas takimit, Shqipëria u kritikua për festën e madhe në zhveshtore për shkak se ndeshja u konsiderua si vëllazërore.

Megjithatë, sipas Prekazit kjo është shumë normale.

“Unë gjithmonë shkoj nga këndi sportiv. Çdo lojtar, çdo kombëtare ka të drejtë të gëzohet në zhveshtore. Për mua është e palogjikshme kur e mund dikë të mos gëzohesh. S’ka vend aty për kritikë. Kam uruar për fitoren. Duhet të merrem me problemet e mia dhe skuadrës sime”, ka thënë Prekazi në një intervistë për KTV-në.

Ai tutje u është përgjigjur edhe kritikave për mungesë të lojtarëve të Superligës te Kosova U-21. Ka thënë se ka mungesë të lojtarëve që luajnë rregullisht në Kosovë dhe nuk sheh pse të kritikohet për ftesën ndaj lojtarëve që luajnë jashtë vendit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme