Guardiola: Ende nuk jemi gati për të fituar Ligën e Kampionëve

Guardiola: Ende nuk jemi gati për të fituar Ligën e Kampionëve

21 October 2019 10:53

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola mendon se skuadra e tij nuk është ende gati për të fituar Ligën e Kampionëve.

Është bërë zyrtare se dëshira me e madhe e gjigantit anglez është të fitojë Ligën e Kampionëve, trofe të cilin nuk e ka fituar asnjëherë në histori të klubit.

Tekniku spanjoll beson se klubi do të jetë i gatshëm për të fituar këtë trofe, atëherë kur të përmirësohet akoma më shumë.

“Njerëzit thonë se Liga e Kampionëve është synimi kryesor, por nuk jemi gati. Mund të përmirësohemi edhe më shumë. Jemi klubi i cili në dy sezone ka shënuar shumë gola dhe ka krijuar shumë shanse. Nuk kam dyshim për këtë gjë, por duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, deklaroi ai.

City këtë sezon është në vendin e dytë me 19 pikë, gjashtë me pak se lideri Liverpool, klub i cili nuk ka pësuar humbje këtë sezon në kampionatin anglez./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme