Mane thotë se mund të shënojë më shumë gola

Mane thotë se mund të shënojë më shumë gola

21 October 2019 11:32

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, insiston që mund të ndihmojë akoma më shumë ekipin e tij duke shënuar.

Mane ka shënuar 50 gola në 100 ndeshje për “Reds”.

Mirëpo, senegalezi nuk e ka në plan të ndalet, pasi beson që mund të arrijë më shumë.

“Nuk është keq, e di që mund të bëj më shumë. Jam i lumtur me çfarë kam arritur, jam krenar që kam shënuar 50 gola me Liverpoolin. Nuk do të ndaloj, do të vazhdoj të shënoj më shumë gola”, deklaroi ai.

Liverpooli barazoi me Manchester Unitedin në “Old Trafford”, duke mbetur ekipi i vetëm pa humbje në kampionatin anglez.

Madje edhe Mane shënoi një gol, por iu anulua nga sistemi VAR për prekje topi me dorë./ksp

Komentet

Shto koment

Të ngjashme