Në Serie A kërkohet të bëhen nga pesë zëvendësime për ndeshje

Në Serie A kërkohet të bëhen nga pesë zëvendësime për ndeshje

05 November 2019 20:05

Federata Italiane e Futbollit ka aplikuar zyrtarisht që klubet e Serisë A të kenë mundësinë të kryejnë pesë zëvendësime në ndeshje.

Klubet e Serisë A aktualisht mund të kryejnë tri zëvendësime për ndeshje, por kjo mund të ndryshojë.

Presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina, ka dërguar kërkesën në Bordin e Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit, për rritjen e zëvendësimeve.

Ky është institucion që kontrollon Rregullat e Lojës në futboll.

Klubet në Serie C dhe D tashmë kanë mundësinë të kryejnë pesë zëvendësime për ndeshje.

Nëse kjo kërkesë pranohet, Serie A do të ishte liga e parë e madhe në Evropë që pëson këtë ndryshim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme