Kessie drejt Wolverhamptonit

Kessie drejt Wolverhamptonit

07 November 2019 11:31

Mesfushori i Milanit, Franck Kessie pritet të vazhdoj karrierën në Premier League, pasi skuadra e Wolverhamptonit ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

“Gazzetta dello Sport” ka njoftuar të enjten se Wolvesi po e kërkon transferimin e Kessit gjatë afatit kalimtar të janarit dhe për kartonin e tij, është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro, transmeton Koha Ditore.

Kessie te ekipi anglez shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës dhe te Milani janë të gatshëm ta lirojnë për një dëmshpërblim të tillë.

22-vjeçari, këtë edicion ka një gol në dhjetë paraqitje në Serie A. Kessie te Milani u transferua para dy vjetësh nga Atalanta për 24 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2022.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme