Werderi siguron tifozët se Rashica nuk largohet në janar

Werderi siguron tifozët se Rashica nuk largohet në janar

07 November 2019 19:52

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, do të mbetet pjesë e skuadrës së Werder Bremenit të paktën deri në fund të këtij edicioni, kanë njoftuar të enjten mediumet gjermane.

Drejtuesit e klubit nga Bundesliga, i kanë siguruar tifozët se Rashica nuk ka gjasa të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Rashica këtë edicion ka pasur paraqitje të mira te Werderi dhe ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave të mëdha të Evropës, por te Werderi insistojnë se 23-vjeçari do të jetë pjesë e ekipit deri në fund të edicionit 2019/20.

Rashica ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy herë në tetë paraqitje për Werderin në të gjitha garat dhe me këtë skuadër ka kontratë deri në vitin 2022. “Përfundimisht Rashica nuk do të largohet gjatë këtij janari, pasi do të mbetet në ekip deri në fund të edicionit.

Gjithashtu, nuk është e nevojshme që ai të largohet as në verën e vitit tjetër pasi ne jemi të interesuar ta mbajmë në radhët tona”, ka thënë drejtori sportiv i Werderit, Franck Baumann. Rashica te Werderi u transferua në janar të vitit të shkuar nga Vitesse për shtatë milionë euro dëmshpërblim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme