Wenger thotë se Emery veproi drejt me Xhakën

Wenger thotë se Emery veproi drejt me Xhakën

07 November 2019 20:08

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se ekipi nga Premier League ka vepruar në mënyrë të drejtë në lidhje me mesfushorin Granit Xhaka pas problemit të fundit që kishte me tifozët, shkruan “Daily Mail” të enjten.

Wenger, gjithashtu, ka përkrahur trajnerin aktual të Arsenalit, Unai Emery, që ka vendosur t’ia marrë shiritin e kapitenit Xhakës.

Emery pas atij incidenti, ku Xhaka fyeu tifozët e Arsenalit, nuk e ka përfshirë mesfushorin fare në ekip për tri ndeshjet e fundit.

“Nganjëherë ndodhin situata që nuk i pret fare dhe mendoj se lojtarët duhet të kenë sjellje të disiplinuara. Mendoj se Xhaka është një lojtar inteligjent, pavarësisht asaj që kam dëgjuar javën e fundit. Ai në fund ka kërkuar falje dhe Emery ka dashur vetëm këtë gjë prej tij. Pra, Emery ka vepruar drejt”, ka thënë Wenger.

Xhaka 27-vjeçar, këtë edicion ishte zgjedhur kapiten i Arsenalit dhe deri më tani ka dhjetë paraqitje në të gjitha garat. Ai prej vitit 2016 është pjesë e Arsenalit dhe ka kontratë deri në vitin 2023. Pikërisht Wenger kishte transferuar Xhakën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme