Unitedi e Tottenhami në garë për Rodriguezin

Unitedi e Tottenhami në garë për Rodriguezin

08 November 2019 13:15

Skuadrat nga Premier League, Manchester United dhe Tottenham janë futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, kolumbianit James Rodriguez.

Mediumet britanike kanë zbuluar të premten se si Unitedi ashtu edhe Tottenhami, kanë shprehur gatishmëri të paguajnë dëmshpërblim deri në 40 milionë euro për transferimin e Rodriguezin gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton Koha Ditore.

28-vjeçar, pritet të largohet nga Reali në janar për shkak të minutazhës së vogël që ka patur këtë edicion. Ai ka vetëm nëntë paraqitje në të gjitha garat deri më tani kurse te ekipet angleze shihet si përforcim i duhur për repartin e mesfushës.

Rodriguez ka kontratë me Realin deri në vitin 2021.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme