Formacionet zyrtare të ndeshjes Llapi – Prishtina Foto ilustrim

Prishtina shkatërron Llapin, Feronikeli e Drita ndajnë pikët

Faton Polisi Faton Polisi 09 November 2019 12:38
14:56

Kanë përfunduar dy derbi të javës së 15 të Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina e ka deklasuar Llapin vendas në “Zahir Pajaziti”, me rezultat të thellë 4 me 1.

Në anën tjetër në “Rexhep Rexhepi” në Drenas janë ndarë me rezultat të bardhë Feronikeli e Drita.

Image
14:37

Llapi shënon “golin e nderit” ndaj Prishtinës

Ka ardhur goli i parë për llapjanët, në “Zahir Pajaziti”, në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Ndonëse ka ende lojë, Llapi e ka gjetur goli tek në minutën e ’75 të takimit, përmes Kastriot Selmanit.

Paraprakisht, Prishtina ka shënuar 4 herë në portën e llapjanëve.

14:32

Prishtina shënon sërish në portën e Llapit, 4 -0 

Prishtina po shënon fitore të thellë në Podujevë, si mysafire e Llapit.

Golin e katërt për “plisat” e ka shënuar Armend Thaqi, me një gjuajtje brenda zonës, në minutën '71.

14:07

Prishtinë shënon për 3 me 0 në fillim të pjesës së dytë në takimin me Llapin

Prishtina e ka nisur me gol të shpejtë pjesën e dytë të takimit ndaj Llapit.

Vetëm dy minuta pasi nisi pjesa e dytë në “Zahir Pajaziti”, Armend Januzi tundi portën e llapjanëve, për të çuar në 3 me 0 rezultatin momental të ndeshjes.

Image
14:00

Mbyllet pjesa e parë e takimeve në Drenas e Podujevë

Ka përfunduar pjesa e parë në dy takimet derbi të javës.

Në Podujevë, Prishtina po avancon ndaj Lalpit me rezultat 2 me zero, ndërsa Ferenikeli e Drita në “Rexhep Rexhepi” në Drenas është mbyllur pa gola.

Vendasit rrezikuan në minutën e ‘4 të takimit, përmes Albert Dabiqajt e Kastriot Rexhës në rastin e parë, dy gjuajtjet e njëpasnjëshme të të cilëve i priti Darko Tofiloski. Edhe Lapidar Lladrovci pati rast të mirë, por gjuajtja e tij me kokë përfundoi jashtë portës.

13:38

Prishtina dyfishon epërsinë ndaj Llapit

Vetëm 6 minuta pas golit të parë, Prishtina ka gjetur sërish rrjetën e “llapjanëve”.

Këtë herë Ahmet Haliti shënoi për t’i dhënë dyfishimin e epërsisë “plisave”. Goli i tij erdhi në minutën e ’32. 

Për këtë gol asistoi Armend Thaqi, me një harkim drejt zonës. 

13:32

Prishtina kalon në epërsi ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti”

Ekipi i Prishtinës është në epërsi ndaj Llapit nga minuta e 26 e takimit.

Endrit Krasniqi ka shënuar për “plisat”. Ai shënoi një gol të bukur jashtë zonës së rrezikshme, me një depërtim vetanak, teksa goditi fort topin me të djathtën e tij.

Para tij, për Prishtinën rrezikoi edhe Meriton Korenica në minutën e ’10, por gjuajtjen e tij e priti portieri Afrim Ademi.

Image
12:38

Formacionet zyrtare të ndeshjes Llapi – Prishtina

Ka nisur në Podujevë, derbi në mes të Llapit dhe Prishtinës.

Java e 15-të në Superligën e Kosovës në futboll hapet me dy ndeshjet e ditës së shtunë.

Në fakt këto dy përballje priten të jenë edhe dy takimet më të nxehta të javës.

Në Drenas takohen Feronikeli dhe Drita, ndërsa në Podujevë Llapi e pret Prishtinën.

Rivalët rajonalë janë në kërkim të titullit edhe këtë edicion, megjithëse për të dy këto skuadra ‘misioni’ duket mjaft i vështirë.

Si Llapi ashtu edhe Prishtina ndodhen prapa liderit Gjilani plot gjashtë pikë, ndaj çdo gabim nga kjo ndeshje mund tu kushtojë atyre me humbjen e hapit për titullin kampion.

Tashmë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare me të cilat do të nisin ndeshjen.

Image

Ndeshja mes Llapit dhe Prishtinës fillon nga ora 13:00.


Kampioni në fuqi i Kosovës në futboll, Feronikeli, ka pasur luhatje të formës në 14 xhirot e para të këtij edicioni.

Por, fitorja e arritur në fund të takimit derbi përballë Prishtinës, i jep shpresë për një fitore tjetër ndaj Dritës për ta mbajtur hapin për titull të kampionit.

Megjithatë, edhe Drita, që fitoi në mesjavë ndaj Dukagjinit, të shtunën në Drenas synon fitore për të mbetur në krye të tabelës.

Drita në 14 ndeshjet e këtij edicioni, ka arritur tetë fitore, tri barazime dhe tri humbje, kurse Feronikeli, shtatë fitore, një barazim dhe gjashtë humbje.

Por, në pesë përballjet e tyre të fundit të drejtpërdrejta, bilanci është i njëjtë, me nga dy fitore dhe një barazim.

Të shtunën do të zhvillohet edhe ndeshja tjetër derbi - ajo ndërmjet Llapit dhe Prishtinës.

Pas pikës së fituar në Suharekë ndaj pretendentit për titull të kampionit, Ballkanit, Llapi në Podujevë e pret me motiv të madh Prishtinën që në dy xhirot e fundit nuk njeh fitore dhe kërkon që atë ta arrijë në Podujevë.

Asnjë prej pesë përballjeve të skuadrave me ngjyra të njëjta, nuk kanë përfunduar me asnjë barazim.

“Bardhekaltrit” e Prishtinës kanë arritur tri fitore, kurse ata të Llapit dy. Por, këtë sezon të dyja skuadrat kanë nga 24 pikë në 14 ndeshje të zhvilluara.

Me pikë të njëjta janë edhe ekipet e para të tabelës, Gjilani dhe Ballkani, të cilët ndeshjet e tyre do t’i zhvillojnë të dielën.

Lideri Gjilani që vlerësohet favorit në letër, do ta presë skuadrën e Drenicës, që i ka shkaktuar goxha telashe në pesë ndeshjet e fundit.

Ndonëse, Drenica nuk e ka fituar asnjë prej pesë ndeshjeve të fundit, ka arritur tri barazime, derisa dy fitore i kanë takuar Gjilanit.

Ndërkohë, udhëtim të vështirë do të ketë edhe Ballkani, që në Mitrovicë do të ketë punë me Trepçën ’89.

Si Trepça ’89, ashtu edhe Ballkani, synojnë t’u kthehen fitoreve, meqë 89-shi humbi nga Drenica, derisa Ballkani barazoi ndaj Llapit.

Skuadra nga Mitrovica i ka fituar dy nga katër përballjet e drejtpërdrejta, një i ka takuar Ballkanit, derisa një ka përfunduar baras.

Të hënën, Dukagjini në Klinë do ta presë skuadrën nga Prishtina, Flamurtarin, kurse Vushtrria e pret Ferizajn, që më në fund e arriti fitoren e parë si vendas.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në orarin e njëjtë, 13:00.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme