UEFA e konfirmon, Shqipëri-Francë do të luhet në “Arenën Kombëtare”

UEFA e konfirmon, Shqipëri-Francë do të luhet në “Arenën Kombëtare”

12 November 2019 09:22

Tashmë nuk ka vend për dyshime. Shqipëri-Francë do të luhet në stadiumin e ri në Tiranë, “Arenën Kombëtare”. Ka qenë vetë UEFA ajo që ka zyrtarizuar impiantin më modern në vend si pritës të ndeshjes ndaj kampionëve të botës, duke lënë kështu pas shpine të gjitha dyshimet e fillimit rreth stadiumit të ri.

Kështu, tifozët shqiptarë do të kenë mundësinë t’i shohin kampionët e botës në impiantin 22 mijë vendësh, i cili do të inaugurohet zyrtarisht më 17 nëntor në sfidën Shqipëri-Francë/BW.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme