Loriana Kukës i rritet Bursa Olimpike Tokio 2020

Loriana Kukës i rritet Bursa Olimpike Tokio 2020

12 November 2019 14:58

Paraqitjet e mira gjatë vitit 2019 të xhudistes Loriana Kuka, kanë bërë që edhe të ardhurat e saj nga Bursa Olimpike Tokio 2020, të rriten.


Solidariteti Olimpik (SO) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka aprovuar sot kërkesën e Komitetit Olimpik të Kosovës për t’ia rritur bursën Olimpike Lorianës nga 150 dollarë në 500 dollarë, transmeton Koha.net.

Loriana (-78 kg) gjatë këtij viti ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Tokio 2019, si dhe medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Suksesi nuk i ka munguar as në garat Grand Slam e Grand Prix. Ajo ndodhet brenda normës Olimpike Tokio 2020.
Me propozimin e KOK-ut, SO i IOC i ka ndalur bursën Olimpike karateistit Orges Arifi, i cili ka vendosur të garojë për Kombëtaren e Shqipërisë.
Bursa Olimpike Tokio 2020 marrin 18 sportistë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme