
Bie faqja për blerjen e biletave për ndeshjen Kosovë - Angli
Ka rënë nga sistemi uebfaqja “tiks.app” e caktuar për blerjen e biletave për ndeshjen e Kosovës me Anglinë në eliminatoret për Kampionatin Evropian 2020.
Kjo platformë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se momentalisht qasja për të blerë bileta është e pamundur dhe se së shpejti do të aktivizohet sërish.
“Lajmërim! Për shkak të ngarkesës shumë të madhe momentalisht qasja në webfaqe-n tonë është e pamundur. Shume shpejt faqja do të jetë aktive përsëri. Shpresoj të kemi mirëkuptimin e juaj pasi që kërkesa është jashtëzakonisht shumë e madhe. Faleminderit!” ka shkruar kjo platformë në njoftimin e saj në FAcebook.
Kosovë – Angli zhvillohet të dielën në mbrëmje në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në ndeshjen e fundit të eliminatoreve për “Euro 2020”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.