Nisin verifikimet për shitjen e biletave Kosovë-Angli Foto: Koha/Ilustrim

Nisin verifikimet për shitjen e biletave Kosovë-Angli

13 November 2019 13:41

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se ka autorizuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura, si dhe për grumbullimin e të gjitha informatave lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen e futbollit ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Në një komunikatë për media thuhet se Prokuroria e Shtetit ka filluar hetimet që nga 15 tetor 2019, lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen Kosovë-Mali i Zi, gjë për të cilën është njoftuar opinion publik dhe se tashmë hetimet janë duke vazhduar.

Por kujtojmë se edhe sot sistemi për blerjen e biletave online për ndeshjen Angli-Kosovë është jashtë funksionit.

Në fakt, faqja ka rënë nga sistemi ende pa nisur shitja e biletave, që ishte caktuar për dje.

Kjo mënyrë e shitjes së biletave është kritikuar nga tifozët, pasi ata e kanë të pamundur t’i blejnë ato.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme