Agjenti: Chelsea ofroi 50 milionë euro në të kaluarën për Hysajn

Agjenti: Chelsea ofroi 50 milionë euro në të kaluarën për Hysajn

14 November 2019 16:51

Agjenti i mbrojtësit shqiptar Elseid Hysajt ka thënë se Napoli mund të humbë lojtarin pa përfituar asgjë, edhe pse “kanë mundur të fitonin 50 milionë euro nga Chelsea” vitin e shkuar.

Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, kur kontrata e tij të skadojë, dhe Mario Giuffredi ka thënë se ky klub do të pësojë humbje të madhe me largimin e tij.

“Çka do që të ndodhë me të, rezultati do të jetë i mrekullueshëm”, ka thënë ai për “Radio Punto Nuovo”. “Nëse ne largohemi, do të bëjmë atë që është dashur ta bëjmë gjatë verës. Nëse nuk largohemi, Napoli do të humbë një lojtar si transfer të lirë, por gjithsesi do të funksionojë për ne. Një vit e gjysmë më herët, Napoli ka mundur të fitonte 50 milionë euro nga Chelsea. Nëse Hysaj mbetet te Napoli, klubi rrezikon ta humbë lojtarin për asgjë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme