Rashkaj i pakënaqur me paraqitjen e Kosovës ndaj Çekisë

Rashkaj i pakënaqur me paraqitjen e Kosovës ndaj Çekisë

14 November 2019 23:26

Mesfushori i Kosovës, Anel Rashkaj, ka thënë se Kosova nuk tregoi lojën e vet në humbjen nga Çekia të enjten në eliminatoret për “Euro 2020”.

Ai ka thënë se “Dardanët” nuk merituan më shumë duke u bazuar në performancën në fushë.

Para gazetarëve, Rashkaj ka thënë se tash e presin rrugën e kualifikimit përmes Ligës së Kombeve, që do të zhvillohet në muajin mars.

“Nuk merituam më shumë. S’kishim shumë lojë ofensive. Kemi bërë punë të madhe, edhe pse jemi të dëshpëruar nga paraqitja sepse s’ishte siç kemi dashur. Kemi një shans tjetër në Ligën e Kombeve dhe mendojmë se kemi shans të madhe, dhe ëndrra vazhdon”, ka deklaruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme