Challandes thotë se Kosova e pati të pamundur të bënte lojën e vet ndaj Çekisë Foto: Driton Paçarada / KD

Challandes thotë se Kosova e pati të pamundur të bënte lojën e vet ndaj Çekisë

14 November 2019 23:30

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se Kosova e pati të pamundur të bënte lojën e vet në ndeshjen me Çekinë, në eliminatoret për “Euro 2020”.

Kosova u mposht 2 me 1 me humbjen që ia shuan shanset për kualifikim në Evropian përmes kualifikimeve të rregullta.

Sipas tij, loja e Kosovës u pamundësua sepse “Çekia ishte shumë e fortë”.

“Nuk do të ndryshojë asgjë. Problemi ishte sepse kam folur edhe me ekipin. Kemi folur në zhveshtore se si të luajmë lojën tonë. Rezultati s’ishte i rëndësishëm, por loja jonë. Por s’ishte e mundur sepse Çekia ishte shumë e fortë”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Bani15/11/2019 09:32

Fajtori kryesor trajneri per humbjen ! Pas avantazhit prej 1:0 eshte dashur te ndrrohet Nuhiu dhe Celina dhe te forcohet mesfusha e mbrojtja !

Shto koment

Të ngjashme