Rashica: Nuk mundëm të bëjmë lojën tonë

Rashica: Nuk mundëm të bëjmë lojën tonë

14 November 2019 23:42

Milot Rashica, ylli i Kosovës, ka thënë se te “Dardanët” nuk shkuan shumë gjëra në paraqitjen ndaj Çekisë.

“Dardanët” pësuan 2 me 1 dhe humbën rastin për kualifikim nga eliminatoret e rregullta në Kampionatin Evropian 2020.

“Shumë sende nuk shkuan sot. S’mundëm të bëjmë lojën tonë. Bëmë shumë gabime, që normalisht nuk duhet t’i bëjmë. Pësuam dy gola të shpejtë. Jemi të dëshpëruar të gjithë, por duhet të punojmë për ndeshjet tjera. Ishte dëshira të dalim me rezultat sa më pozitiv. Duke e marrë parasysh kualifikimet e para qysh i kemi luajtur, kemi bë progres të madh e po bëjmë lojëra të mira, e po të shohim realitetin do të duhej të ishim më lartë, por kemi marrë përvojën e mirë dhe duhet të bëjmë më mirë në ndeshjet tjera”, ka deklaruar ai pas ndeshjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme