Kina detyrohet për herë të tretë këtë vit të kërkojë trajner

Kina detyrohet për herë të tretë këtë vit të kërkojë trajner

16 November 2019 12:05

Përfaqësuesja e Kinës është në kërkim të trajnerit të tretë për këtë vit, pasi Federata e Futbollit e këtij vendi pranoi dorëheqjen e italianit Marcello Lippi pas humbjes nga Siria në kuadër të kualifikimeve për botërorin “Katari 2022”. Lippi 71-vjeçar, bëri një paraqitje të shkurtër dhe me shumë inat para mediumeve kineze të premten, një ditë pas humbjes 2:1 në ndeshjen e luajtur në Dubai.

“Paga ime është shumë e madhe dhe unë e marrë përgjegjësinë. Më nuk jam trajner i Kinës”, tha Lippi. “Ne kemi mundur të triumfojmë ndaj kundërshtarëve më të dobët, si Maldivet e Guami, por kur jemi përballur me ekipet më të forta si Filipinet e Siria nuk kemi shfaqur lojën tonë”, shkruan sot Koha Ditore.

Pas këtyre fjalëve, Lippi u largua duke lënë përkthyesin të përkthejë atë që tha. Kështu kthimi në krye të Kinës i zgjati Lippit vetëm gjashtë muaj. Periudha e parë ishte 2016-2019.

Disa orë më vonë, Federata e Futbollit e Kinës (CFA) nëpërmjet një komunikate, njoftoi se ka pranuar dorëheqjen e Lippit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme