Dy super lojtarë do t’i mungojnë Anglisë në ndeshjen me Kosovën

Dy super lojtarë do t’i mungojnë Anglisë në ndeshjen me Kosovën

16 November 2019 11:43

Jordan Henderson e Joe Gomez janë lënë jashtë ekipit të kombëtares Angleze për ndeshjen ndaj Kosovës.

Kapiteni i Liverpoolit Henderson, sipas SkySports, është i sëmur nga gripi qe një kohë, e ende nuk është shëruar, transmeton Koha.net.

Ndërsa Gomezi ka pësuar një lëndim në këmbë, pasi është përplasur gjatë stërvitjeve me Kieran Trippier të premten, ndërsa shpresonte që do të shërohej nga lëndimi, ai ka munguar në stërvitjen me kombëtaren pasi nuk është shëruar ende.

Këta dy lojtarë tani janë kthyer te Liverpooli, pasi që të dy janë pjesë e këtij ekipi ndërkohë ekipi anglez në krye me Gareth Southgate do të mbërrijnë në Kosovë sot, në orën 18:30.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme