Prishtina e Rahoveci vazhdojnë formën e lartë

Prishtina e Rahoveci vazhdojnë formën e lartë

16 November 2019 21:58

Prishtina e Rahoveci kanë shënuar fitore në xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës në basketboll, duke e mposhtur Ponte Prizrenin respektivisht Feronikelin.

Sigal Prishtina ka mundur Ponte Prizrenin me rezultat 72:88 (17:19, 19:17, 15:26, 21:26), në ndeshjen e fundit të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Takimi ka qenë shumë interesant, ku çerekun e parë fitojnë mysafirët 17:19, derisa vendësit u kundërpërgjigjën në periodën e dytë që e fituan 19:17, për të shkuar në pushim me rezultat 36:36. Megjithatë, në pjesën e dytë, prishtinasit ishin më të mirë. Dallimi u bë në periudhën e tretë, që e fitojnë bardhekaltrit 15:26 dhe atë të fundit 21:26, për të fituar në fund 72:88.

Malcom Canada shënoi 20 pikë për Ponte Prizrenin, derisa Urim Zenelaj kishte 15 pikë dhe 23 kërcime.

Te Prishtina më të mirët ishin Fahro Alihoxhiq me 26 pikë e 14 kërcime, Jonathan Wade me 19 pikë, 6 kërcime dhe Mikaile Tmusiq me 17 pikë, 4 kërcime dhe 7 asistime.

Prishtina tani ka gjashtë fitore dhe tri humbje, kurse Prizreni pesë fitore dhe pesë humbje.

Image

Kurse Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Feronikelit me rezultat 87:61 (23:17, 29:20, 20:16, 15:8).

Vendësit kanë dominuar nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar dhe duke e mposhtur skuadrën e vetme që i kishte mundur në këtë edicion.

Vreshtarët e fillojnë ndeshjen më mirë dhe fitojnë çerekun e parë 23:17, derisa me lojë vazhdojnë edhe në periodën e dytë që e fitojnë 29:20. Më të mirë ishin edhe në periodën e tretë 20:16 dhe atë të katërt 15:8, duke triumfuar në fund me rezultat 87:61.

Te Rahoveci u dalluan Joshua McFolley me 21 pikë, 6 kërcime e 3 asistime, Javis Howard me 17 pikë e 10 kërcime, si dhe Jure Gunjina me 14 pikë e 10 kërcime.

Ndërkohë, te Feronikeli më të mirët në parket ishin Arti Hajdari dhe Brandon Scott me nga 17 pikë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme