Kroacia mposht Sllovakinë Foto: Reuters

Kroacia mposht Sllovakinë

16 November 2019 22:53

Kroacia ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e sotme ndaj Sllovakisë.

Vendasit fituan përballjen e sotme me rezultat prej 3 me 1, transmeton Koha.net.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 32 përmes Bozenikut.

Por, kroatët përmbysën gjithçka në pjesën e dytë duke shënuar tre herë.

Vlasiq, Petkoviq, e Perishiq shënuan golat e fitores për Kroacinë.

Kroacia tani arrin në kuotën e 17 pikëve dhe është lider i Grupit E.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme