Shkëlzen Doli do të interpretojë himnin në ndeshjen Kosovë-Angli

Shkëlzen Doli do të interpretojë himnin në ndeshjen Kosovë-Angli

16 November 2019 23:50

Ndeshja e nesërme Kosovë – Angli ka tërhequr vëmendjen e madhe jo vetëm të opinionit në Kosovë, por edhe atij botëror.

Mikpritja e jashtëzakonshme e popullit të Kosovës ndaj tifozëve të shumtë anglezë, por edhe flamujt dhe pankartat për mirëseardhjen e “Tre Luanëve” kanë bërë që Kosova të jetë në qendër të vëmendjes nga media britanike.

Ndërkohë, organizimi i ndeshjes është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, derisa me praninë e tij këtë ngjarje do ta nderojë edhe violinisti i njohur shqiptar, Shkëlzen Doli. Ai do të bëjë interpretimin e himnit të Kosovës , gjë e cila pa dyshim do të jetë emocionuese.

Shkëlzen Doli është anëtar i Filarmonisë së Vjenës dhe Operës shtetërore të Austrisë. Ai ka ndjekur me sukses karrierën e një muzikanti klasik duke ruajtur lidhjet e tij të forta me muzikën autoktone shqiptare, me të cilën ai është rritur dhe edukuar. Shkëlzen Doli ka lindur në Elbasan dhe është rritur në Gjakovë./RTKlive/

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme