Kosova pret Anglinë në ndeshjen më të madhe deri tash në “Fadil Vokrri” Foto: Koha / ilustrim

Kosova pret Anglinë në ndeshjen më të madhe deri tash në “Fadil Vokrri”

17 November 2019 08:56

Të dielën, Kosova pret Anglinë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020, në atë që po konsiderohet ndeshja më e madhe deri tash për Kosovën.

Edhe pse humbja nga Çekia ka shuar shanset që Kosova të kualifikohet direkt në “Euro 2020”, kjo s’ka shuar entuziazmin e futbollistëve dhe qytetarëve për ndeshjen e fundit të Grupit A kualifikues.

Takimi nis në orën 18:00 me Kosovën që synon të mbetet e pamposhtur në stadiumin “Fadil Vokrri”. Në ndeshjen e parë mes dy kombëtareve, “Tre Luanët” fituan 5 me 3 në shtëpi.

Pritja që u është bërë anglezëve në Prishtinë është bërë lajm botëror të shtunën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme