Van Dijk largohet nga kampi i Holandës Foto: Reuters

Van Dijk largohet nga kampi i Holandës

17 November 2019 14:40

Qendërmbrojtësi Virgil Van Dijk është larguar nga kampi i kombëtares holandeze para ndeshjes me Estoninë për shkaqe personale.

Holanda tashmë ka siguruar kualifikimin për në Euro 2020, ndërsa të martën do të luajë me Estoninë në ndeshjen e fundit të Grupit C kualifikues.

Kombëtarja holandeze ka bërë të ditur se “përzgjedhësi Ronald Koeman s’mund të mbështetet në shërbimet e Van Dijkut të martën kundër Estonisë”.

“Kapiteni ka hequr dorë nga ndeshja për arsye personale dhe është larguar nga kampi i stërvitjes”, ka njoftuar shkurt federata holandeze.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme