Formacionet zyrtare: Kosovë – Angli Foto:Reuters

Kosova i mbyll me humbje kualifikimet për Euro 2020

17 November 2019 16:38
19:49

Kosova ka pësuar humbjen e parë në “Fadil Vokrri” në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Dhe ishte Anglia ajo që ia shkaktoi humbjen e parë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Evropian.

“Tre Luanët” arkëtuan pikët e plota duke fituar me rezultat prej 0-4, transmeton Koha.net.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Harry Winks në minutën e 32 pas asistimit nga Oxlade-Chamberlain.

Kurse në pjesën e dytë shënuan Harry Kane, Marcus Rashford e Mason Mount.

Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara Kosova ka grumbulluar 11 pikë dhe mban vendin e tretë në Grupin A pas Anglisë dhe Çekisë, të cilat janë kualifikuar në Evropian.

Kosova ende ka gjasa të kualifikohet për në Evropian përmes Ligës së Kombeve ku në gjysmëfinale do të përballet me Maqedoninë Veriore në muajin mars.

19:40

Anglia shënon edhe golin e tretë

Anglia ka trefishuar epërsinë ndaj Kosovës.

Pas një aksioni të bukur shënoi ylli i Unitedit, Rashford në minutën e 83 pas asistimit nga Sterling.

19:35

Kane dyfishon epërsinë e Anglisë

Anglia ka dyfishuar epërsinë ndaj Kosovës.

sulmuesi Harry Kane ai që shënoi me lehtësi nga afërsia në minutën e 79.

19:29

Kosova me dominim të lehtë në pjesën e dytë

Kosova ka zhvilluar lojë më të mirë në pjesën e dytë.

Pati tre raste shënimi derisa arriti ta ketë topin më tepër në këmbët e veta.

Kosova rrezikoi dy herë përmes Rrahmanit e njëher përmes Hadërgjonajt, por pa sukses.

Rezultati aktual është 0-1.

19:11

Kosova rrezikon përmes Rrahmanit

Kosova ka pasur dy raste të mira shënimi në pjesën e dytë.

Ishte mbrojtësi Amir Rrahmani që nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë në dy raste shënimi.

19:01

Nis pjesa e dytë Kosovë – Angli

Ka nisur pjesa e dytë ndërmjet Kosovës dhe Anglisë në “Fadil Vokrri”.

janë në epërsi me golin e Harry Winksit.

18:46

Mbyllet pjesa e parë me epërsinë e Anglisë

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Anglisë në “Fadil Vokrri”.

Janë mysafirët ata që shkojnë me epërsi të një goli pas pjesës së parë.

Ishte Harry Winks ai që shënoi golin e epërsisë për anglezët në minutën e 32.

18:33

Anglia në epërsi, shënon Winks me lehtësi

Anglia ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës në minutën e 32.

Ishte mesfushori Harry Winks ai që shënoi pas asistimit nga Oxlade-Chamberlain.

18:26

Dominim i lehtë i Anglisë

Kur kanë kaluar 25 minuta lojë ndërmjet Kosovës dhe ANlisë, janë mysafirët që patën më tepër topin në këmbët e veta.

Megjithatë raste më tepër pati Kosova, që pati katër goditje në drejtim të portës së Anglisë, derisa mysafirët patën 3 goditje.

Sterling pati rastin më të mirë por goditjen e tij e ndali Muriq.

18:09

Kosova rrezikon përmes Nuhiut

Në pesë minutat e parë Kosova ka arritur të krijojë një rast të mirë ndaj Anglisë.

Ishte Atdhe Nuhiu që plasoi një goditje të bukur me kokë, pas një krosimi të bukur nga Kololli.

Megjithatë goditjen e Nuhiut e ndali portieri anglez, Pope.

18:01

Nis ndeshja Kosovë – Angli

Ka nisur ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Kosova ishte e para që rrezikoi përmes Hadërgjonajt.

17:24

Futbollistët e Kosovës dhe të Anglisë dalin në nxemje

Futbollistët e kombëtares së Kosovës ata të Anglisë kanë zbritur në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për të kryer nxemjet.

Tashmë edhe stadiumi ka nisur të mbushet, transmeton Koha.net.

Ndeshja nis në ora 18:00.

  • Foto: Reuters
  • Foto: Reuters
  • Foto: Reuters
  • Foto: Reuters
  • Foto: Reuters
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Koha
  • Foto: Driton Paçarada/ Koha Ditore

 

16:38

Formacionet zyrtare: Kosovë – Angli

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit të fazës kualifikuese për Euro 2020 ndërmjet Kosovës dhe Anglisë.

Ndeshja zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kujtojmë se Anglia tashmë ka siguruar kualifikimin për në Evropian, derisa Kosova nuk ka arritur ta bëjë këtë përmes kësaj faze, megjithatë e ka edhe një mundësi përmes Ligës së Kombeve.

Për Kosovën sot debuton Ibrahim Dresheviq. 

Formacionet zyrtare janë këto:

Kosova: Muriq, Hadërgjonaj, Aliti, Rashica, Celina, Rrahmani, V. Berisha, Vojvoda, Kololli, Dresheviq dhe Nuhiu.

Në stol: Ujkani, Bekaj, Voca, Shala, Rashkaj, Halimi, Muslija, Rashani, Hasani, Paqarada, Zhegrova dhe Xhemajli.

Anglia: Pope, Alexander-Arnold, Chilwell, Rice, Maguire, Mings, Sterling, Oxlade-Chamberlain, Kane, Wikns dhe Hudson – Odoi.

Në stol: Pickford, Henderson, Trippier, Rose, Stones, Tomori, Mount, Maddison, Sancho, Rashford, Wilson, Abraham.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme