Real Madridi në garë për Skriniarin

Real Madridi në garë për Skriniarin

18 November 2019 10:31

Skuadra e Real Madridit është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit të Interit, sllovakut Milan Skriniar, ka njoftuar të hënën e përditshmja spanjolle “Marca”.

Mësohet se Interi është i gatshëm që gjatë afatit kalimtar të janarit t’i dëgjoj ofertat për Skriniarin, pasi Reali për kartonin e tij po planifikon të ofrojë dëmshpërblim deri në 60 milionë euro.

Skiriniar te Reali po shihet si përforcim i duhur për repartin defensiv, pasi është ndër mbrojtësit më të vlerësuar në Serie A, transmeton Koha Ditore. Ai këtë edicion ka 16 paraqitje në të gjitha garat dhe me skuadrën e Interit ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

Skriniar 24-vjeçar, te Interi u transferua në vitin 2017 nga Sampdoria për 34 milionë euro dëmshpërblim. Ai ka edhe 23 paraqitje me Përfaqësuesen e Sllovakisë. Për Skriniarin, interesim kanë treguar edhe Barcelona e Manchester City.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme