Manchester City interesohet për Sensin Foto: Reuters

Manchester City interesohet për Sensin

18 November 2019 11:10

Kampioni i Anglisë, Manchester City ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit Stefano Sensi, i cili këtë edicion është pjesë e skuadrës së Interit.

Mediumet angleze kanë raportuar të hënën se trajneri i Cityt, Pep Guardiola beson se Sensi do të jetë përforcim i duhur për ekipin e tij pas paraqitjeve të mira këtë edicion.

Sensi 24-vjeçar, ka shënuar tri gola dhe ka bërë katër asistime në dhjetë paraqitje për Interin në të gjitha garatk, transmeton Koha Ditore. Ai te Interi është huazuar për këtë edicion nga Sassoulo, ekip që për kartonin e tij po kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim.

City është i gatshëm të paguajë një shumë të tillë për të siguruar shërbimet e Sensit në fund të këtij edicioni. Ai ka edhe katër paraqitje e një gol me Italinë kurse me Sassuolon ka kontratë deri në vitin 2023.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme