Immobile: Italia mund ta fitojë Evropianin

Immobile: Italia mund ta fitojë Evropianin

18 November 2019 23:21

Sulmuesi i Italisë, Ciro Immobile është optimist se kombëtarja e tij do të arrijë të triumfojë në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Italia sonte shënoi fitore të thellë me rezultat prej 9 me 1 ndaj Armenisë, derisa kualifikohet në Euro 2020 me 10 fitore nga 10 ndeshje, transmeton Koha.net.

“Jam shumë i lumtur, kemi pasur një rrugëtim të bukur dhe fansat në japin shtytjen shtesë. Shpresoj ta bëjnë këtë edhe në Evropian. Kemi dëshmuar se mund të bëjmë gjëra të mira dhe shpresoj se mund të fitojmë diçka verës. Ky ekip e meriton dhe falënderoj trajnerin që po më jep mundësinë të luaj”, u shpreh ai për Rai Sport.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme