Neymari refuzon rinovimin e kontratës me PSG-n

Neymari refuzon rinovimin e kontratës me PSG-n

19 November 2019 11:59

Sulmuesi brazilian Neymar ka refuzuar rinovimin e kontratës me Paris Saint-Germainin, duke paralajmëruar largimin nga ekipi francez në fund të këtij edicioni, përcjellin të martën mediumet franceze.

Mësohet se drejtuesit e PSG-s, i kanë ofruar Neymarit rinovimin e kontratës deri në vitin 2025, gjë të cilën braziliani e ka refuzuar, transmeton Koha Ditore.

Neymar ka kontratë me ekipin francez deri në vitin 2022 dhe para fillimit të këtij edicioni ishte pranë largimit nga PSG-ja.

27-vjeçari, u transferua te PSG-ja para dy vjetësh për një dëmshpërblim rekord prej 222 milionë eurosh, por nuk është i lumtur në Paris.

Ai këtë edicion ka patur telashe me lëndimet dhe deri më tani ka vetëm pesë paraqitje në Ligue 1, ku ka realizuar katër gola.

Mësohet se Neymar po insiston në kthimin te Barcelona dhe për këtë arsye ka refuzuar rinovimin e kontratës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme