Challandes përcjell nga afër rivalin e Kosovës në Ligën e Kombeve Foto: Driton Paçarada / KD

Challandes përcjell nga afër rivalin e Kosovës në Ligën e Kombeve

19 November 2019 18:06

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka nisur të përcjellë nga afër Maqedoninë e Veriut, rivalin e Kosovës në fazën e play-offit në Ligën e Kombeve.

Sipas një njoftimi nga Federata e Futbollit e Kosovës, Challandes, bashkë me kreun e FFK-së, Agim Ademi, janë duke qëndruar në Shkup për të parë nga afër ndeshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Izraelit, e vlefshme për kualifikimet për “Euro 2020”.

Pasi dështoi të kualifikohet përmes eliminatoreve të rregullta, Kosova ka shansin tjetër për kualifikim në “Euro 2020” përmes Ligës së Kombeve. Në mars ajo udhëton drejt Maqedonisë për ndeshjen gjysmëfinale e nëse fiton përballet me fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi për një biletë në Evropian.

“Duke pasur parasysh që Kosova nuk arriti të kualifikohet direkt në Evropian nëpërmjet ciklit të rregullt kualifikues, tashmë e gjithë vëmendja dhe puna do të përqendrohet në përballjen gjysmëfinale kundër Maqedonisë së Veriut në muajin mars, me qëllim që të shfrytëzohet opsioni tjetër për kualifikim nëpërmjet ‘play-off’-it të Ligës së Kombeve. Dhe pikërisht vizita e sotme në Shkup realizohet në kuadër të studimit të lojës së kundërshtarit”, bëhet e ditur në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme