Gryka e Rugovës bëhet me Urë Tibetiane dhe shtegun e tretë për ngjitje në shkëmbinj

Gryka e Rugovës bëhet me Urë Tibetiane dhe shtegun e tretë për ngjitje në shkëmbinj

Ilir Osmanaj 19 November 2019 21:22

Disa metra poshtë tunelit të dytë, rrugës që çon në Grykën e Rugovës, të martën janë përuruar dy atraksione të turizmit alpinist-aventurier, Ura Tibetiane dhe shtegu i hekurt për ngjitje në shkëmbinjtë e thepisur, i njohur si Via Ferrata.

Ura Tibetiane është imazh i ri në Grykë të Rugovës e më gjerë dhe përmes kalimit të saj nis ngjitja në Via Ferratan e re, e treta në këtë zonë, raporton Koha Ditore.

Ura Tibetiane konsiderohet urë primitive dhe më së shumti ndërtohet mbi lumenj e gryka. Mirëpo kjo në Pejë nuk është ndërtuar nga litarët dhe dërrasat, por nga metali i çeliktë. Ajo mbahet në 4 litarë të çeliktë, në dy prej të cilëve poshtë janë vendosur pllaka metalike në formë shkallësh për ecje. Ura është e lartë 60 metra dhe e gjatë 41 metra. Lidhet njërën anë në një shkëmb të vogël e në anën tjetër në shkëmbin e thepisur përtej lumit, ku nis edhe shtegu i ri i hekurt Via Ferrata, që është emërtuar “Marimangat”.

Ura do ta luajë rolin kryesor për qasjen në këtë shteg për ngjitje ekstreme, që është afër 1 kilometër i gjatë. Via Ferrata Marimangat është shtegu i tretë i hekurt për ngjitje ekstreme i ndërtuar në Grykë të Rugovës dhe i emërtuar sipas shoqatës alpiniste “Marimangat e Pejës”, anëtarët e së cilës e kanë punuar atë dhe dy të tjerat... (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e së mërkurës në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme