Ancelotti mund të kthehet te PSG-ja Foto: Reuters

Ancelotti mund të kthehet te PSG-ja

04 December 2019 16:13

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, mund të kthehet te Paris Saint-Germain verën e ardhshme.

Humbja e fundit në ligë dhe raportet jo të mira në mes të Ancelottit dhe lojtarëve, kanë bërë që e ardhmja e trajnerit të vihet në diskutim te Napoli, transmeton KTV.

Madje, sipas mediave italiane, Ancelotti mund të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Ancelotti mund të kthehet te parisienët si zëvendësim për Thomas Tuchelin, i cili është i lidhur me një kalim te Bayern Munich.

Trajneri italian ishte pjesë e PSG-së, për 18 muaj, nga janari 2012 deri në qershor 2013, duke fituar titullin e kampionit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme