Në sfidën ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Kosovës do të ketë VAR Foto: Driton Paçarada / KD

Në sfidën ndërmjet Maqedonisë Veriore dhe Kosovës do të ketë VAR

04 December 2019 16:23

Qeveria e futbollit evropian “UEFA” ka rënë dakord që ta fusë sistemin VAR në fazën “play-off”, të Euro 2020, me sfidat që do të luhen gjatë muajit mars.

Siç shkruan në njoftim UEFA, po mendohet seriozisht edhe përfshirja e këtij sistemi edhe në kualifikueset e Botërorit 2022, gjithmonë për sa i përket Evropës, transmeton kp.

Ky lajm është mjaft i rëndësishëm për Kosovën pasi që “Dardanët” do të jenë pjesë e fazës “play-off” ku do të luajnë në gjysmëfinale ndaj Maqedonisë së Veriut.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme