Arsenali mbetet në krizë, humb në shtëpi nga Brightoni

Arsenali mbetet në krizë, humb në shtëpi nga Brightoni

05 December 2019 23:07

Arsenali assesi të këndellet, as me Freddie Ljungbergun e ardhur në krye.

Ekipi nga Londra ka humbur në shtëpi nga Brightoni, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15 të Premierligës angleze, me rezultat 1 me 2.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët, përmes Adam Webster që u gjet në vendin dhe në kohën e duhur para portës së Lenos. Minuta 36 e takimit, dhe 1 me 0 për mysafirët.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim të mes pjesëve.

Arsenali u kthye në lojë me golin e Alexandre Lacazette, që shënoi me kokë pas një krosimi fantastik nga korneri nga Ozil, në minutën e 50 të ndeshjes.

Brightoni e riktheu epërsinë në minutën e ’80 të takimit Maupay shfrytëzoi më së miri një krosim nga Mooy.

Në këtë ndeshje luajti gjatë gjithë kohës Granit Xhaka, por nuk u paraqit fare në fushë Shkodran Mustafi.

Kjo është ndeshja e dytë e Ljumbergut në krye të Arsenalit. Javën e kaluar Arsenali luajti baras me Norwichin, 2 me 2. Ljumberg është përkohësisht në krye të stolit të Arsenalit, pas shkarkimit për rezultate të dobëta të Unai Emery.

Me këtë humbje Arsenali mbetet në vendin e dhjetë në tabelë me 19 pikë, ndërsa Brightoni në të 13-in me vetëm një më pak.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme