Bernard Berisha edhe tri vjet tjera në Akhmat Grozny

Bernard Berisha edhe tri vjet tjera në Akhmat Grozny

06 December 2019 21:25

Lojtari me prejardhje nga Kosova, Bernard Berisha ka njoftuar se e ka vazhduar edhe për tri vjet tjera kontratën me klubin rus Akhmat Grozny.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa është shprehur i lumtur për vazhdimin e kontratës, transmeton Koha.net.

“I lumtur për rinovimin e kontratës me tri vite të tjera me FC Akhmat Grozny”, ka shkruar Berisha.

Ndryshe Bernard Berisha është pjesë e Kombëtares së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme