Man. City e Chelsea pas Dembeles, kampioni me ofertë të lartë për sulmuesin anësor

Man. City e Chelsea pas Dembeles, kampioni me ofertë të lartë për sulmuesin anësor

06 December 2019 22:30

Ousmane Dembele mund të largohet nga Barcelona.

Lëndimet e shpeshta të lojtarit ka bërë që drejtuesit e klubit të Barcelonës, ta mendojnë shitjen e Dembeles.

Sipas mediave angleze, në garë për shërbimet e francezit, kanë hyrë Manchester City dhe Chelsea, raporton KTV.

Madje, krerët e klubit të Cityt, thuhet se janë takuar edhe me menaxherin e lojtarit, ku kanë diskutuar mundësinë e një transferimi në Ishull.

City pritet të dërgojë një ofertë në drejtim të Barcelonës rreth 100 milionë euro për Dembelen.

Sulmuesi anësor këtë sezon me katalunasit ka luajtur në vetëm pesë ndeshje në La Liga, duke shënuar një gol.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme