Sipas Salihut, Ahmeti s’ka asnjë meritë për suksesin e Kosovës në futboll, thotë se e dëmtoi imazhin e vendit

Sipas Salihut, Ahmeti s’ka asnjë meritë për suksesin e Kosovës në futboll, thotë se e dëmtoi imazhin e vendit

06 December 2019 23:47

Eroll Salihu sekretar në Federatën e Futbollit të Kosovës ka thënë se ish-zëvendës sekretari i FFK-së Arianit Ahmeti, i shkarkuar ditë më parë, e ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës brenda vendit.

Ai në Interaktiv të KTV-së tha se komiteti është dëshpëruar shumë, pikërisht në kohën kur futbolli është duke shkëlqyer në të gjitha sferat. Ai thotë se Ahmeti me një grup ka sjellë huti, paqartësi e përçarje.

“Unë kam pasur besim të verbër në të, kryetari e ka ngritur. Ky person pothuajse që dy vjet ka keqpërdorur detyrën zyrtare. Pasojat janë të pa riparueshme, ka bërë edhe presione në komisione ka nxjerr vendime arbitrare”, ka thënë ai.

Ai thotë as kryetari federatës e askush s’ka të drejtë të ndërhyjë në vendime. Sipas tij, ai shpesh ka mbajtur anën e klubeve të tjera.

“Organet e FFK-së duhet të jenë neutrale dhe nuk duhet t’ia mbajnë anën e askujt”, ka thënë ai.

Ai thotë se ka pasur lajthitje të mëdha tek delegatët për shkak edhe të presionit të madh që është bërë.

Ai thotë që njerëzit nuk e dinë kush Arianit Ahmeti, ndërkaq i njëjti po e quan kryetarin e FFK-së jo legjitim për shkak të një procesi gjyqësor që gjendet ai.

Ai thotë se Ahmeti është i panjohur dhe pameritor për suksesin e futbollit të Kosovës.

“Kuvendi mund ta largojë Agim Ademin kur të dojë, por se kuvendi e ka votuar me të gjitha votat atë. Nuk po e lënë asnjë mandat me e kry, prandaj ne kemi kontaktuar edhe FIFA-n për këtë. Ne kemi biseduar me UEFA-n dhe FIFA-n por nuk kemi bërë kërkesë sepse pasojat janë të mëdha. Kjo do ta dërgonte në suspendim Federatën e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai thotë se ky rast ka dëmtuar rëndë imazhin e Kosovës brenda vendit.

Salihu thotë se Ahmeti ishte sjellë në Federatë në një kohë kur i është dashur një jurist.

Ai thotë se nuk ka pasur konkurs të hapur dhe i njëjti ka ardhur pa konkurs.

“Nuk ka lanë katund e qytet të Kosovës pa shku me parti. Nuk besoj që ka njerëz direkt që janë në pozita udhëheqëse por ka pasur militantë politik”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme