Nagelsmann do të pëlqente të drejtonte Barcelonën

Nagelsmann do të pëlqente të drejtonte Barcelonën

08 December 2019 23:23

Trajneri i ri gjerman Julian Nagelsmann ka thënë se do të kishte dëshirë që një ditë të merrte drejtimin e Barcelonës.

Nagelsmann është një nga trajnerët e rinj më të vlerësuar në futboll. Ai kishte impresionuar si kryetrajner i Hoffenheimit, ndërsa po impresionon edhe me RB Leipzigun këtë stinor, ku po e ndjek titullin e Bundesligës gjermane. Por, trajneri gjerman ka folur publikisht për synimin e tij afatgjatë.

“Unë kam thënë shumë herë: Barcelona është qytet i bukur, dhe po ashtu një klub i bukur. Por, Barcelona nuk është klubi i vetëm që është atraktiv për mua”, ka thënë Nagelsmann për “ZDF”. Ai ka treguar po ashtu se kishte refuzuar mundësinë të merrte drejtimin e Borussia Dortmundit.

“Është e vërtetë se ka pasur interesim. Por, në futboll gjithçka vjen me kohë. Koha nuk ishte e përshtatshme që të shkoja te Dortmundi. Isha nën kontratë me Hoffenheimin dhe mund të largohesha vetëm në vitin 2019. Kur u aktivizua ajo klauzolë lirimi, te Dortmundi nuk ishte pozita e lirë”, përfundoi ai.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme