Legjenda e sërfit, Kelly Slater arrin të kap 10-shën perfekte në Hawaii

Legjenda e sërfit, Kelly Slater arrin të kap 10-shën perfekte në Hawaii

12 December 2019 13:36

Sërfisti 47 vjeçar, i cili njihet si legjendë i këtij sporti ka arritur ta realizoj atë që njihet si e ‘pamundur’ në Hawaii.

Legjenda e sërfit ka treguar aftësitë e tij në njërin ndër lokacionet më sfidues në botë për sërf, duke arritur rrëshqitjen 10 pikëshe mbi surfistin francez Joan Duru, transmeton Koha.net.

Slater është duke konkurruar kundrejt surfistit Hawaiian, John John Florence për kualifikimin në finale për ekipin olimpik të SHBA-së 2020.

Slater është duke marrë pjesë në garën “Billabong Pipeline Masters” e cila mbahet në Hawaii që nga viti 1970, në të cilin marrin pjesë 45 sërfist nga liga botërore e sërfit “The World Surf League” e të cilët garojnë për çmimin 535 mijë dollarësh të vendit të parë.

Performanca e sotme e Slater, 11 herë kampioni i botës e 7 herë i garës ‘Pipeline’ ishte fantastike që nga fillimi e deri në fund, duke sërfuar mbi valë të rrezikshme e duke arritur 10 pikët e ‘paarritshme’.

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme