Xhiroja e 22-të në Superligë sjell shumë derbi Foto: Koha / Ilustrim

Xhiroja e 22-të në Superligë sjell shumë derbi

17 March 2017 13:53

Xhiroja e 22-të e Vala Superligës, këtë fundjavë sqaron gjithçka rreth pozitave të skuadrave para ciklit të tretë të garave.

Do të jetë javë vendimtare për të definuar pozitat, edhe pse vendi i parë nuk do të ndryshojë, me Trepçën ’89 që ruan distancën prej gjashtë pikëve ndaj vendit të dytë.

89-shi, brenda katër ditëve do të përballet për të dytën herë me Trepçën, rivalin vendor nga Mitrovica, me të cilin u përballë edhe në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Trepça triumfoi në këtë takim duke kaluar në gjysmëfinale të Kupës, duke mposhtur Trepçën ’89 pas penalltive.

Kjo përballje zhvillohet të dielën nga ora 14;00 në Riza Lushta.

Në kuadër të kampionatit Trepça ’89 e kishte mposhtur Trepçën në Adem Jashari 3:1.

Kjo xhiro veçohet me disa derbi, njëri prej tyre në Podujevë, me Prishtinën vendëse që aty e pret Dritën e Gjilanit. Ekipi nga kryeqyteti humbi në mesjavë në Kupë nga Besa dhe garat evropiane i duhet t’i këkojë përmes luftës për titull, duke qenë 9 pikë larg liderit. Për gjilanasit një mundësi e mirë për të marrë pikë në luftën për mbijetesë. Ky duel zhvillohet të shtunën nga ora 14:00.

Në të njëjtën ditë dhe kohë, luhet edhe përballja Drenica – Llapi në Skenderaj, që do t’i paraprijë dy dueleve gjysmëfinale të Kupës, ndërmjet këtyre dy skuadrave.

dielën, Gjilani e pret Besën ndërsa Ferizaji në shtëpi Lirinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme