Tovërlani: Me rikthimin e lojtarëve nga lëndimi do të shihet forca e Feronikelit

Tovërlani: Me rikthimin e lojtarëve nga lëndimi do të shihet forca e Feronikelit

17 March 2017 16:06

Trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani pas fitores së thellë ndaj Hajvalisë ka thënë se forca e ekipit të tij do të shihet pas rikthimit të lojtarëve kyç nga lëndimi.

Kampioni aktual i Kosovës sot fitoi me rezultat 6 me 1 ndaj Hajvalisë, ndërsa vazhdon luftën ëpr mbrojtjen e titullit, përkundër që është tre pikë prapa liderit Trepça ’89, që ka një ndeshje më pak, transmeton Koha.net.

“Behar Maliqi dhe Kurtishaj do të rikthehen, dhe kjo pauzë është në momentin e duhur për ne. Kur të kompletohemi besoj se do të shihet forca e Feronikelit. Mendoj se ka ende shumë ndeshje gjithçka është e mundshme. Nuk na interesojnë ekipet e tjera, por do të shohim vetëm ndeshjet e tona një nga një”, ka thënë Tovërlani.

Pas takimit ndaj Hajvalisë, ka thënë se ishte e vështirë që t’i motivonte lojtarët për këtë përballje.

“Mund të ju them se është e vështirë të motivohen lojtarët kur kemi përballë një skuadër si Hajvalia në formën që është sivjet, është për keqardhje që Hajvalia sivjet është në këtë pozicion. Përgëzoj lojtarët për angazhimin. Asnjëherë nuk kam lejuar që Hajvalia të nënçmohet”, ka thënë Tovërlani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme