Iniesta do që të pensionohet te Barça

Iniesta do që të pensionohet te Barça

17 March 2017 18:59

Andres Iniesta nuk e ka ndërmend të largohet nga klubi katalanas.

Mesfushori legjendar i Barcelonës, Andres Iniesta ka treguar se dëshira e tij është që ta përfundojë karrierën në Camp Nou, skuadrën me të cilën ka luajtur gjithë karrierën.

32-vjeçari vazhdon të jetë një lojtar kyç për skuadrën katalanase dhe ai mendon që ta vazhdojë kontratën me klubin e tij të zemrës e cila i skadon vitin tjetër, transmeton KP.

“Unë gjithnjë ka qenë i qartë për çështjen e rinovimit. Brenga e vetme që kam tani për tani janë objektivat tona për të fituar tituj këtë stinor. Pas përfundimit të sezonit do të ulemi dhe të bisedojmë më klubin dhe do të marrim një vendim”, ka theksuar Iniesta.

“Nuk e them se nuk do ta vazhdoj kontratën. Dua ta përfundoj karrierën këtu, por kjo do të varet nga paraqitjet e mija në fushë”, ka përfunduar Iniesta.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme